Kalo te përmbajtja
Shërbim 12

SEO dhe optimizim për Google për biznese në Kosovë dhe Shqipëri

SEO teknik, Core Web Vitals dhe strategji on-page që rrit trafikun me kalimin e kohës.

  • Flet direkt me ne

Ofertë falas · përgjigje brenda 1 dite pune · pa detyrim

Kur dikush në Prishtinë ose Tiranë kërkon në Google shërbimin që ofron ti, faqja jote ose shfaqet, ose klienti shkon te konkurrenca. SEO është puna që e bën faqen të kuptohet nga Google dhe të renditet për kërkimet që sjellin klientë realë. Hap Web-in ofron SEO teknik, optimizim on-page, Core Web Vitals dhe strategji përmbajtjeje për biznese që duan trafik të qëndrueshëm, jo vetëm reklama me pagesë.

Fillojmë me një audit që tregon saktësisht pse faqja nuk renditet: shpejtësi e ulët, struktura e gabuar, tekste që nuk përputhen me kërkimet, mungesë e Google Business Profile ose probleme teknike që bllokojnë indeksimin. Pastaj punojmë sipas prioritetit, matim rezultatet në Search Console dhe Analytics, dhe raportojmë çdo muaj me gjuhë të thjeshtë. SEO kërkon kohë dhe punë të vazhdueshme, prandaj të themi që në fillim çfarë është realiste.

Pse ia vlen

Faqe që ngarkohen menjëherë, renditen vazhdimisht dhe konvertojnë vizitorë që realisht kanë nevojë për atë që ofron.

01

Audit teknik që tregon shkakun

Kontrollojmë indeksimin, shpejtësinë, strukturën e faqeve, metadata-n, schema-n dhe versionin mobil. Ti merr një listë konkrete me problemet, ndikimin e secilit dhe radhën e zgjidhjes, që çdo euro të shkojë te ndryshimi që vlen më shumë.

02

Kërkime që sjellin klientë

Analizojmë çfarë kërkojnë realisht klientët në shqip dhe anglisht, në Kosovë dhe Shqipëri, dhe i strukturojmë faqet rreth atyre termave. Fokusi është te kërkimet me qëllim blerjeje, jo te volumi që nuk konverton.

03

Raporte të qarta çdo muaj

Çdo muaj sheh pozicionet, trafikun nga Google, kërkesat që erdhën nga faqja dhe punën e kryer, në një raport pa zhargon. SEO kërkon disa muaj për rezultate të qëndrueshme, dhe ti e ndjek progresin hap pas hapi.

Pyetje të shpeshta

SEO & Optimizim Performance

Tre gjëra bëjnë ndryshimin më të madh: një Google Business Profile i plotë me adresë, foto dhe vlerësime; një faqe interneti e shpejtë me tekste që përdorin fjalët që kërkojnë klientët; dhe përmbajtje e rregullt që i përgjigjet pyetjeve të tyre. Pas kësaj vijnë lidhjet nga faqe të tjera dhe optimizimi teknik. Ne i mbulojmë të gjitha, me prioritet sipas auditit.

Gati për të filluar?

SEO & Optimizim Performance

Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.

Ofertë falas · përgjigje brenda 1 dite pune · pa detyrim

Çfarë mund të presësh

  • Përgjigje brenda 1 dite pune
  • Ofertë me shkrim para se të nisim
  • Kodi dhe domain-i janë të tutë
  • Bisedat në shqip ose anglisht
Merr ofertë falas