Faqe interneti dhe CRM për agjenci imobiliare
Platforma listash, dashboards për agjentë dhe mjete lead-esh që kthejnë kërkimet e pronave në vizita të kualifikuara.
Agjencitë imobiliare në Prishtinë dhe Tiranë i publikojnë pronat në portale dhe grupe Facebook-u, ku ngjajnë me të gjitha të tjerat dhe kërkesat vijnë në telefonin e agjentit. Kur agjenti largohet, shkojnë bashkë me të edhe kontaktet. Blerësit nga diaspora pyesin për të njëjtat prona dhjetëra herë, listimet e shitura mbeten online dhe askush nuk e di sa kërkesa u kthyen në vizita apo në shitje.
Një faqe e mirë për agjenci imobiliare i mban listimet në një vend, me filtra, hartë, galeri dhe planimetri, dhe çdo kërkesë regjistrohet në CRM te agjenti përgjegjës me historikun e komunikimit. Pronat publikohen njëherë dhe shpërndahen automatikisht në portale dhe rrjete sociale. Blerësi nga Gjermania ose Zvicra e shfleton pronën në anglisht, cakton vizitë online dhe ti e di saktësisht nga erdhi çdo klient.
Hysa 08Faqe biznesi dygjuhëshe · Shqipëri
Alfred SH.P.KFaqe biznesi · Shqipëri
VME FurnitureFaqe biznesi · Shqipëri
Real Estate
Faqe me listime pronash dhe kërkim me hartë
Çdo pronë me faqen e vet, galeri, video, planimetri, çmim dhe lokacion në hartë. Filtra për zonë, çmim, sipërfaqe dhe dhoma, faqe në shqip dhe anglisht dhe formular kërkese që shkon te agjenti përgjegjës.
Dizajn & Zhvillim FaqeshCRM për agjentë dhe kërkesa
Çdo kërkesë nga faqja, telefoni ose portalet regjistrohet me burimin, pronën dhe agjentin. Ndjek vizitat, ofertat dhe statusin, dërgon përkujtesë dhe sheh cilët agjentë mbyllin më shumë. Kontaktet mbeten te agjencia.
CRM & Mjete të BrendshmePortal për pronarë dhe blerës
Pronari sheh sa vizita dhe interesime ka prona e tij, blerësi ruan pronat e preferuara dhe merr njoftim për listime të reja sipas kritereve. Për ndërtuesit, portal me banesat e disponueshme për çdo kat.
Aplikacione WebReal Estate
Nga një panel i thjeshtë: shton pronën me foto dhe të dhëna, e shënon si të rezervuar ose të shitur dhe ndryshimi del menjëherë në faqe. Të njëjtën pronë mund ta publikosh me një klik në portalet dhe rrjetet sociale ku je aktiv. Agjentët kanë qasjen e tyre.
Përvojë me shumë lloje biznesesh.
Real Estate
Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.
Rezervo një bisedë