Kalo te përmbajtja
Kushtet

Kushtet e përdorimit

Këto kushte vlejnë kur përdor faqen tonë, na kërkon një ofertë ose ndjek rrjetet tona sociale. I kemi shkruar shkurt dhe qartë.

01Kush jemi

Hap Web-in është një studio e vogël në Tiranë, në pronësi të personit fizik Erels Harizaj, që ndërton faqe interneti, aplikacione web dhe mobile, dyqane online dhe sisteme të brendshme. Na gjen në info@hapweb-in.com ose +355 67 60 68 430.

02Përdorimi i faqes

Faqen mund ta përdorësh lirshëm për t'u informuar për shërbimet tona dhe për të na kontaktuar. Mos e përdor për të dërguar spam, kod dashakeqës ose për të cenuar sigurinë e faqes.

Informacioni në faqe (përfshirë çmimet orientuese) është informativ. Nuk përbën ofertë detyruese.

03Ofertat dhe projektet

Çdo projekt fillon me një ofertë me shkrim që përcakton punën, afatet dhe çmimin. Ajo që shkruhet në ofertë ka përparësi ndaj informacionit të përgjithshëm në faqe.

Pagesat, ndryshimet dhe mbështetja pas publikimit bëhen sipas ofertës së pranuar nga të dyja palët.

04Pronësia

Dizajni, tekstet dhe logoja e kësaj faqeje janë pronë e Hap Web-in.

Për projektet e klientëve: pas pagesës së plotë, kodi, domain-i dhe përmbajtja e projektit i përkasin klientit, përveç rasteve kur oferta thotë ndryshe.

05Rrjetet sociale

Publikojmë postime në llogaritë tona në Instagram, Facebook, LinkedIn dhe TikTok, përmes integrimeve zyrtare të këtyre platformave. Çdo postim aprovohet nga ne para se të publikohet. Nuk publikojmë asgjë në llogaritë e të tjerëve.

06Përgjegjësia

Bëjmë të pamundurën që faqja të jetë e saktë dhe gjithmonë online, por nuk garantojmë që do të jetë pa ndërprerje apo pa gabime. Nuk mbajmë përgjegjësi për faqet e palëve të treta ku të çojnë linket tona.

07Ndryshime

Nëse i ndryshojmë këto kushte, versioni i ri publikohet në këtë faqe me datën e përditësimit. Për pyetje na shkruaj në info@hapweb-in.com.