Mirëmbajtje faqe interneti: e sigurt, e shpejtë dhe e përditësuar
Kujdes çdo muaj për faqen tënde: hosting, përditësime, monitorim dhe ndryshime të vogla, me plane nga €39 në muaj.
- Nga €39/muaj
- Flet direkt me ne
Ofertë falas · përgjigje brenda 1 dite pune · pa detyrim
Një faqe ose aplikacion nuk përfundon ditën e lansimit. Pa përditësime të rregullta, pa backup dhe pa monitorim, faqja ngadalësohet, bëhet e cenueshme dhe një ditë thjesht nuk hapet, zakonisht kur klienti po përpiqet të të kontaktojë. Hap Web-in ofron mirëmbajtje faqe interneti, aplikacionesh dhe dyqanesh online për biznese në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë, me tre plane mujore: Bazë €39, Kujdes €79 dhe Rritje €149 në muaj.
Çdo plan përfshin hosting-un, certifikatën SSL dhe rinovimin e domain-it, përditësimet e sigurisë, backup të rregullt dhe ndryshime të vogla të përmbajtjes. Faqja kontrollohet automatikisht çdo disa minuta dhe certifikata SSL një herë në ditë, dhe na vjen njoftim menjëherë kur faqja nuk përgjigjet ose kur certifikata është afër skadimit. Planet Kujdes dhe Rritje shtojnë orë për ndryshime, raport mujor dhe punë për SEO. Ke një person kontakti që e njeh projektin, jo një tiketë anonime.
E mbajmë faqen të sigurt, të shpejtë dhe të përditësuar ndërsa biznesi rritet, me një person kontakti që e njeh projektin tënd.
Siguri dhe përditësime të rregullta
Përditësimet e sigurisë, bibliotekave dhe platformës bëhen rregullisht dhe testohen para se të publikohen. Certifikata SSL, domain-i dhe hosting-u mbahen aktive, që faqja të mos bjerë nga një rinovim i harruar.
Monitorim automatik dhe backup
Faqja kontrollohet automatikisht çdo disa minuta, ndërsa certifikata SSL një herë në ditë. Kur faqja nuk përgjigjet, marrim njoftim dhe ndërhyjmë brenda ditës së punës. Backup-et e rregullta e bëjnë të shpejtë rikthimin kur ndodh një problem.
Ndryshime të vogla pa fatura shtesë
Një çmim i ri, një foto, një njoftim për pushime ose një ofertë sezonale: ndryshimet e vogla të përmbajtjes janë pjesë e planit mujor. Dërgon kërkesën me email ose WhatsApp dhe ajo kryhet brenda 3 ditëve të punës.
Industritë ku e ndërtojmë këtë më shpesh — me shembuj konkretë.
Mirëmbajtje & Mbështetje Afatgjate
Ka tre plane: Bazë €39 në muaj, me hosting, SSL, rinovimin e domain-it, përditësime, backup dhe monitorim; Kujdes €79, që shton deri në 2 orë ndryshime në muaj, përgjigje po atë ditë pune dhe raport mujor; dhe Rritje €149, me deri në 5 orë në muaj, punë për SEO dhe kontroll të profilit të biznesit në Google. Kufijtë e planit i merr me shkrim.
Sisteme digjitale premium,
Aksesibilitet Web & WCAG
Audit dhe rregullim i faqeve dhe dyqaneve online sipas WCAG 2.1 AA, që t'i përdorin të gjithë, edhe me tastierë ose lexues ekrani.
Mëso më shumëDizajn & Zhvillim Faqesh
Faqe interneti të qarta dhe të shpejta, që i tregojnë klientit kush je dhe e çojnë drejt telefonatës, mesazhit ose porosisë.
Mëso më shumëAplikacione Web
Platforma web me porosi me të dhëna të strukturuara, flow të ndërlikuar dhe UI të pastër për operacione reale biznesi.
Mëso më shumëMirëmbajtje & Mbështetje Afatgjate
Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.
Ofertë falas · përgjigje brenda 1 dite pune · pa detyrim
Çfarë mund të presësh
- Përgjigje brenda 1 dite pune
- Ofertë me shkrim para se të nisim
- Kodi dhe domain-i janë të tutë
- Bisedat në shqip ose anglisht


