Faqe interneti dhe sisteme për restorante
Faqe rezervimesh, porosi online, menaxhim tavolinash dhe menu digjitale që forcojnë brand-in dhe operacionin.
Shumica e restoranteve në Prishtinë dhe Tiranë marrin rezervime me telefon, porosi në WhatsApp dhe e kanë menunë si foto në Instagram. Kjo funksionon derisa lokali mbushet: telefoni bie gjatë shërbimit, tavolinat rezervohen dy herë, çmimet në foto janë të vjetra dhe klientët që kërkojnë në Google gjejnë vetëm një profil pa orar. Platformat e dërgesës e zgjidhin pjesërisht problemin, por marrin komision për çdo porosi dhe i mbajnë të dhënat e klientëve për vete.
Një faqe e mirë për restorant e tregon menunë si tekst që Google e lexon, me çmime që i ndryshon vetë, dhe i lë klientit të rezervojë tavolinë ose të porosisë pa të telefonuar. Rezervimet hyjnë në një plan tavolinash që stafi e sheh në tablet, porositë dalin direkt në kuzhinë dhe çdo klient mbetet në listën tënde për ofertat e radhës. Ti kursen kohën e stafit gjatë orëve të pikut dhe komisionet që sot i paguan platformave.
Restorante
Faqe interneti me menu digjitale
Faqe e shpejtë me menunë si tekst të lexueshëm nga Google, jo si foto, me çmime që i ndryshon vetë në dy minuta, orar, lokacion, galeri dhe butona për rezervim dhe WhatsApp. E njëjta menu hapet me kod QR në tavolinë.
Dizajn & Zhvillim FaqeshRezervim tavoline online
Sistem rezervimi që njeh kapacitetin real të sallës, kufizon rezervimet për orët e pikut, dërgon konfirmim dhe përkujtesë në SMS ose WhatsApp dhe ul rezervimet që nuk vijnë. Stafi e sheh planin e tavolinave në tablet.
Sisteme RezervimiPorosi online pa komision
Porosi për marrje në lokal ose dërgesë direkt nga faqja jote, me pagesë në dorëzim ose me kartelë. Porositë dalin në printer ose në ekranin e kuzhinës dhe klientët mbeten në bazën tënde, jo të platformës.
Dyqane OnlineRestorante
Një faqe me menu digjitale, galeri, orar dhe buton rezervimi fillon nga €950 dhe është gati në 3–5 javë. Nëse do porosi online ose sistem rezervimi me menaxhim tavolinash, projekti zgjat 5–8 javë dhe fillon nga €2,500. Çmimi final varet nga numri i lokaleve dhe integrimet që kërkon.
Përvojë me shumë lloje biznesesh.
Restorante
Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.
Rezervo një bisedë

