Çmime të qarta, pa surpriza në fund.
Çmime orientuese për projektet që na kërkohen më shpesh. Oferta përfundimtare varet nga çfarë përfshin projekti dhe e merr me shkrim para se të fillojmë.
Start
Për profesionistë, biznese të vogla dhe lansime të reja.
- Faqe një-faqëshe me deri në 6 seksione
- Dizajn modern për mobile dhe desktop
- Formular kontakti + buton WhatsApp
- SEO bazë dhe lidhje me Google
- Lidhje me domain-in dhe email-in tënd
- 1 raund ndryshimesh
Biznes
Për biznese që duan prezencë serioze dhe klientë nga Google.
- Deri në 8 faqe
- Dizajn me porosi sipas brand-it tënd
- Dy gjuhë: shqip dhe anglisht
- Përmbajtje që e ndryshon vetë (blog, lajme, oferta)
- SEO teknik + Google Business Profile
- Formular kontakti me konfirmim automatik
- 2 raunde ndryshimesh
- 1 muaj mbështetje falas
Shitje online
Për dyqane, restorante, sallone, klinika dhe hotele.
- Dyqan online ose sistem rezervimi
- Shopify ose ndërtim me porosi
- Pagesa online me kartë, plus para në dorë
- Panel admin për porositë ose rezervimet
- Njoftime me email për ty dhe klientin
- Lidhje me dërgesat ose kalendarin
- Trajnim për ekipin tënd
- 2 muaj mbështetje falas
Me porosi
Për ide të reja, startup-e dhe biznese me procese të veçanta.
- Aplikacion web ose mobile (iOS & Android)
- Panele administrimi, CRM dhe sisteme të brendshme
- Databazë, API dhe integrime
- Role dhe akses për ekipin
- Takim planifikimi para fillimit
- Mbështetje afatgjatë sipas marrëveshjes
- Çmimet janë orientuese dhe nuk përfshijnë TVSH-në, nëse aplikohet.
- Domain-i dhe hosting-u nuk përfshihen në çmimin e ndërtimit.
- Oferta përfundimtare vjen me shkrim, me çfarë përfshin projekti dhe afatin, para se të fillojmë.
- Nuk e gjen veten te asnjë paketë? Na trego idenë dhe e ndërtojmë ofertën rreth saj.
Plane mujore mirëmbajtjeje
Zgjidh sa kujdes i duhet faqes tënde. Çdo plan vazhdon nga muaji në muaj dhe ndërpritet me njoftim me shkrim 30 ditë përpara.
Bazë
- Hosting, SSL dhe rinovimi i domain-it, në dorën tonë
- Përditësime dhe rregullime të vogla (tekste, foto, çmime, orare)
- Backup i rregullt i faqes dhe i të dhënave
- Monitorim i faqes dhe i SSL-së, me njoftim automatik
- Kur faqja bie, ndërhyjmë brenda ditës së punës; kërkesat e tjera brenda 3 ditëve të punës
Kujdes
Rekomandimi ynë- Gjithçka që përfshin plani Bazë
- Deri në 2 orë ndryshime në muaj
- Përgjigje me përparësi, po atë ditë pune
- Raport i shkurtër çdo muaj
Rritje
- Gjithçka që përfshin plani Kujdes
- Deri në 5 orë ndryshime në muaj
- Punë çdo muaj për SEO dhe përmbajtjen
- Kontroll i profilit të biznesit në Google
Monitorimi e kontrollon faqen automatikisht çdo disa minuta dhe na njofton vetë kur diçka nuk shkon. Nuk është mbështetje me telefon gjatë gjithë kohës: ndërhyjmë brenda kohës së reagimit të planit tënd.
Kushtet, të qarta që në fillim.
Këto janë kushtet e kontratës që nënshkruajmë për çdo projekt.
- 01
Gjithçka me shkrim
Para se të fillojmë, oferta dhe kontrata përcaktojnë çfarë përfshin projekti, çmimin dhe afatin. Çdo punë jashtë ofertës bëhet vetëm me marrëveshje me shkrim.
- 02
50% në fillim, 50% në dorëzim
Paguan 50% paradhënie kur nënshkruajmë kontratën dhe 50% në dorëzim, para publikimit përfundimtar. Faturat paguhen brenda 14 ditëve.
- 03
Projekti është i yti
Pas pagesës së plotë, kodi, dizajni dhe përmbajtja e projektit janë të tuat. Bibliotekat me licencë të hapur mbeten nën licencat e tyre.
- 04
30 ditë rregullime falas
Gabimet në funksionimin e projektit që raportohen brenda 30 ditëve nga dorëzimi rregullohen pa pagesë.
- 05
Njoftim 15 ditë përpara
Secila palë mund ta ndërpresë kontratën me njoftim me shkrim 15 ditë përpara. Paguan vetëm punën e kryer deri në atë datë.
Na trego projektin, të sugjerojmë rrugën më të mirë.
Mjafton një përshkrim i shkurtër. Përgjigjemi brenda një dite pune me propozimin që i përshtatet biznesit dhe buxhetit tënd.
Rezervo një bisedë