Aksesibilitet web: faqe dhe dyqane online që i përdorin të gjithë
Audit dhe rregullim i faqeve dhe dyqaneve online sipas WCAG 2.1 AA, që t'i përdorin të gjithë, edhe me tastierë ose lexues ekrani.
- Flet direkt me ne
Ofertë falas · përgjigje brenda 1 dite pune · pa detyrim
Shumë njerëz e përdorin internetin ndryshe nga si ndërtohen shumica e faqeve: me tastierë në vend të mausit, me lexues ekrani, me zmadhim të fortë ose me shikim që nuk i dallon tekstet me kontrast të ulët. Nëse faqja jote nuk funksionon për ta, ata nuk mund të lexojnë ofertën, të plotësojnë formën ose të blejnë. Hap Web-in ofron audit dhe rregullim aksesibiliteti për faqe interneti, dyqane online dhe aplikacione web sipas standardit WCAG 2.1 AA, për biznese në Prishtinë, Tiranë dhe më gjerë.
Kjo ka rëndësi të veçantë nëse shet online te konsumatorë në Bashkimin Evropian. Akti Evropian i Aksesibilitetit (European Accessibility Act) vlen në BE që nga 28 qershori 2025 dhe mbulon, ndër të tjera, tregtinë elektronike për konsumatorë. Ne nuk japim këshilla juridike, por kujdesemi për anën teknike: kontrollojmë faqen kriter pas kriteri, rregullojmë problemet në kod dhe dizajn, testojmë sërish dhe dorëzojmë një raport auditimi që tregon çfarë u kontrollua dhe çfarë u ndryshua. Te projektet e reja, aksesibiliteti planifikohet që në dizajn.
Një faqe që e përdorin më shumë njerëz, me raport të qartë auditimi, plan rregullimi me prioritete dhe punë sipas standardit WCAG 2.1 AA.
Audit i qartë, me prioritete
Testojmë faqen me tastierë, lexues ekrani dhe mjete automatike, dhe çdo rezultat e krahasojmë me kriteret e WCAG 2.1 AA. Merr një raport me çdo problem, faqen ku ndodh, kë prek dhe radhën e rregullimit.
Rregullime në kod dhe dizajn
Nuk ndalemi te raporti. Rregullojmë kontrastin, fokusin, navigimin me tastierë, alt tekstet, format dhe mesazhet e gabimit, titujt, landmarks dhe etiketat për lexues ekrani, pastaj testojmë sërish që çdo rregullim të funksionojë në përdorim real.
Më e lehtë për çdo klient
Kontrasti i qartë, fokusi i dukshëm, format e kuptueshme dhe struktura logjike e titujve e ndihmojnë këdo, edhe atë që e hap faqen në telefon nën diell. Një faqe e strukturuar mirë kuptohet më lehtë edhe nga motorët e kërkimit.
Industritë ku e ndërtojmë këtë më shpesh — me shembuj konkretë.
Hotele & Mikpritje
Booking engine · Channel manager · App koncierge
EksploroShëndetësi
Booking termini · Portal pacienti · Admin klinike
EksploroFinanca
Portal këshilltari · Dashboard raportimi · Flow onboarding
EksploroEdukim
Platformë kursesh · Portal studenti · Flow regjistrimi
EksploroRetail & E-commerce
Dyqan online · Dashboard POS · App besnikërie
EksploroAksesibilitet Web & WCAG
Aksesibiliteti do të thotë që faqja mund të përdoret nga të gjithë, përfshirë njerëz me vështirësi në shikim, dëgjim, lëvizje ose përqendrim. Në praktikë: kontrast i mjaftueshëm, çdo funksion i arritshëm me tastierë, fokus i dukshëm, tekste alternative për fotot, forma me etiketa dhe mesazhe gabimi të qarta, si dhe titra për videot. Standardi më i përdorur për këtë është WCAG.
Sisteme digjitale premium,
Dizajn & Zhvillim Faqesh
Faqe interneti të qarta dhe të shpejta, që i tregojnë klientit kush je dhe e çojnë drejt telefonatës, mesazhit ose porosisë.
Mëso më shumëAplikacione Web
Platforma web me porosi me të dhëna të strukturuara, flow të ndërlikuar dhe UI të pastër për operacione reale biznesi.
Mëso më shumëAplikacione Mobile
Aplikacione iOS & Android me ndërveprime në nivel native, push notifications dhe sjellje offline të pastër.
Mëso më shumëAksesibilitet Web & WCAG
Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.
Ofertë falas · përgjigje brenda 1 dite pune · pa detyrim
Çfarë mund të presësh
- Përgjigje brenda 1 dite pune
- Ofertë me shkrim para se të nisim
- Kodi dhe domain-i janë të tutë
- Bisedat në shqip ose anglisht


