Faqe interneti dhe sistem terminesh për klinika
Faqe klinikash, sisteme termini dhe portale pacientësh të sigurt — me workflow që respektojnë realitetin mjekësor.
Në shumë klinika dhe ordinanca private, recepsioni kalon gjysmën e ditës në telefon: cakton termine, i zhvendos, i konfirmon dhe u përgjigjet pyetjeve për orarin e mjekut. Pacientët që nuk vijnë lënë orë bosh, rezultatet e analizave dërgohen në Viber dhe çdo pacient i ri plotëson të njëjtin formular me dorë në sallën e pritjes. Faqja e klinikës, nëse ekziston, nuk e tregon se cili mjek është i lirë dhe kur.
Një sistem i mirë terminesh i lë pacientit të zgjedhë mjekun, shërbimin dhe orën vetë, dërgon përkujtesë një ditë para dhe e lë recepsionin të merret me pacientët që janë në klinikë. Portali i pacientit mban rezultatet dhe historikun në një vend të mbrojtur, jo në aplikacione chat-i. Mjekët e shohin orarin e ditës në telefon, dhe menaxhmenti sheh sa termine, anulime dhe pacientë të rinj ka çdo muaj.
Xpert BarbershopSistem rezervimi · Shqipëri
LEDI.PGFaqe biznesi · Tiranë
Albor Cleaning ServicesFaqe biznesi · Londër, MB
Shëndetësi
Termine online për çdo mjek
Pacienti zgjedh mjekun, shërbimin dhe orën e lirë dhe merr konfirmim me SMS ose WhatsApp. Përkujtesa shkon automatikisht një ditë para, anulimet lirojnë orën në çast dhe recepsioni e sheh të gjithë orarin në një ekran.
Sisteme RezervimiFaqe klinike që krijon besim
Profile mjekësh me specializim, shërbime me çmime të qarta, lokacion, orar dhe buton për termin. Përmbajtje e strukturuar që del në Google kur dikush kërkon mjekun ose shërbimin që ofron, në shqip dhe anglisht.
Dizajn & Zhvillim FaqeshPortal pacienti dhe admin klinike
Pacienti hyn me kodin e vet dhe sheh rezultatet, recetat dhe terminet e ardhshme. Klinika menaxhon pacientët, mjekët dhe pagesat me qasje sipas rolit, log të veprimeve dhe backup të rregullt.
Aplikacione WebShëndetësi
Të dhënat ruhen të enkriptuara në server brenda Bashkimit Evropian ose në serverin që zgjedh ti, me qasje sipas rolit dhe log për çdo veprim. Pacienti hyn me kod të dërguar në telefon. Sistemi ndërtohet sipas rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale që vlejnë në Kosovë dhe Shqipëri.
Përvojë me shumë lloje biznesesh.
Shëndetësi
Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.
Rezervo një bisedë