Kalo te përmbajtja
Privatësia

Politika e privatësisë

Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna mbledhim kur viziton faqen tonë ose na shkruan, pse i mbledhim dhe çfarë të drejtash ke. E kemi mbajtur të shkurtër dhe të qartë.

01Kush jemi

Hap Web-in është një studio e vogël në Tiranë, në pronësi të personit fizik Erels Harizaj. Për çdo pyetje rreth të dhënave të tua na shkruaj në info@hapweb-in.com ose në +355 67 60 68 430.

Përgjegjës për të dhënat: Hap Web-in, Rruga Tom Plezha, Astir, Tiranë, Shqipëri, NIPT M61312055D.

02Çfarë të dhënash mbledhim

  • Të dhënat që shkruan në formën e kontaktit: emri, email-i, telefoni dhe emri i biznesit (këto dy janë opsionale), lloji i projektit, buxheti, afati dhe përshkrimi i projektit.
  • Gjuhën që përdore në faqe, që të të përgjigjemi në të njëjtën gjuhë.
  • Nga erdhe te faqja jonë (p.sh. nga Google, një reklamë ose një postim në Instagram), faqen e parë që hape dhe emrin e fushatës nëse ka. Dërgohen bashkë me formën, që ta dimë se ku na gjejnë klientët.
  • Statistika anonime vizitash: cilat faqe hapen, nga cili shtet dhe me çfarë pajisje. Këto mblidhen pa cookies dhe nuk të identifikojnë personalisht.
  • Adresën IP, vetëm përkohësisht, për ta mbrojtur formën nga spam-i dhe për të zgjedhur gjuhën e faqes sipas vendit nga e hap.

03Pse i përdorim

Vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës tënde, për të përgatitur një ofertë dhe për të komunikuar rreth projektit. Kur dërgon formën, të dërgojmë edhe një email konfirmimi. Nuk i përdorim të dhënat për reklama dhe nuk të shtojmë në lista marketingu.

04Me kë i ndajmë

Nuk i shesim dhe nuk ua japim të dhënat palëve të treta për qëllimet e tyre. Përdorim vetëm shërbimet teknike që i duhen faqes për të funksionuar:

  • Vercel: hostimi i faqes dhe statistikat anonime të vizitave.
  • Resend: dërgimi i email-eve nga forma e kontaktit (serverë në Bashkimin Evropian).
  • Neon: databaza ku ruhen kërkesat nga forma, që t'i ndjekim deri në fund të projektit.
  • Ofruesi ynë i email-it: aty mbërrijnë dhe ruhen mesazhet që na dërgon.
  • Google Ads dhe Meta (Facebook/Instagram): vetëm nëse i pranon cookies e reklamave, për të matur se cilat reklama sjellin vizita dhe kërkesa.

05Sa kohë i ruajmë

Mesazhet nga forma i ruajmë për aq kohë sa duhet për komunikimin dhe projektin, dhe jo më shumë se 24 muaj pas kontaktit të fundit. Bën përjashtim rasti kur bëhemi bashkëpunëtorë dhe ligji kërkon ruajtje më të gjatë, për shembull për faturat.

06Cookies

Faqja ruan gjithmonë vetëm një cookie teknike, "hwi-lang", që mban mend gjuhën që zgjodhe (shqip ose anglisht) për 12 muaj.

Burimi i vizitës (nga erdhe dhe fushata) mbahet vetëm në skedën e hapur të shfletuesit dhe fshihet kur e mbyll. Klikimet nga reklamat ruhen vetëm si po/jo, pa identifikues.

Cookies e reklamave të Google Ads dhe Meta Pixel ngarkohen vetëm pasi klikon "Pranoj" në njoftimin për cookies. Nëse klikon "Jo, faleminderit", nuk ngarkohen fare. Zgjedhja ruhet në shfletuesin tënd; për ta ndryshuar, fshi të dhënat e faqes në shfletues dhe njoftimi shfaqet sërish.

07Të drejtat e tua

Në çdo kohë mund të kërkosh të shohësh, të korrigjosh ose të fshish të dhënat që kemi për ty, ose ta tërheqësh pëlqimin. Na shkruaj në info@hapweb-in.com dhe përgjigjemi brenda 30 ditëve. Ke gjithashtu të drejtë të ankohesh pranë autoritetit për mbrojtjen e të dhënave personale në vendin tënd.

08Ndryshime

Nëse e ndryshojmë këtë politikë, versioni i ri publikohet në këtë faqe me datën e përditësimit.