Kalo te përmbajtja
Shërbim 02

Aplikacione web me porosi që zëvendësojnë Excel-in dhe punën manuale

Platforma web me porosi me të dhëna të strukturuara, flow të ndërlikuar dhe UI të pastër për operacione reale biznesi.

  • Nga €5,000
  • 8–16 javë
  • Kodi dhe domain-i janë të tutë
  • Flet direkt me ne

Ofertë falas · përgjigje brenda 1 dite pune · pa detyrim

Kur biznesi rritet, spreadsheet-et, grupet në WhatsApp dhe mjetet e ndara fillojnë të kushtojnë kohë dhe gabime. Një aplikacion web me porosi i mbledh të dhënat, përdoruesit dhe proceset në një platformë online që punon nga çdo shfletues, pa instalim. Hap Web-in zhvillon aplikacione web për biznese në Prishtinë, Tiranë dhe diasporë: portale klientësh, platforma marketplace, sisteme online për ekipe dhe produkte SaaS që shiten me abonim.

Zhvillimi i softuerit tek ne fillon me një workshop zbulimi, ku hartojmë procesin tënd real, rolet e përdoruesve dhe të dhënat që duhen ruajtur. Pastaj dizajnojmë ndërfaqen, ndërtojmë databazën dhe API-të, dhe lidhim pagesat ose sistemet që përdor tashmë. Ti e sheh progresin çdo javë në një version live dhe mund të testosh çdo veçori para se të shkojë në prodhim. Kodi është i yti dhe dokumentohet që ta marrë në dorë çdo ekip në të ardhmen.

Pse ia vlen

Zëvendëso spreadsheets, procese manuale dhe mjete të shpërndara me një platformë që i përshtatet realisht biznesit tënd.

01

Ndërtuar rreth procesit tënd

Nuk e përshtatim biznesin tënd me një softuer të gatshëm. Hartojmë si punon realisht ekipi, pastaj ndërtojmë ekranet, rolet dhe automatizimet për atë rrjedhë pune, që stafi të mësojë sistemin në orë, jo në javë.

02

Autentifikim, role dhe siguri

Çdo përdorues sheh vetëm atë që i lejohet: administratorë, staf, partnerë ose klientë. Të dhënat ruhen në databazë relacionale me backup, çdo veprim regjistrohet, dhe aksesi mbyllet menjëherë kur dikush largohet nga ekipi.

03

Pagesa dhe integrime të gatshme

Lidhim pagesat me kartë, faturimin, email-in, kalendarin dhe API-të e sistemeve që tashmë përdor. Aplikacioni rritet me module të reja pa rindërtim, sepse arkitektura planifikohet për të nesërmen që në fillim.

Pyetje të shpeshta

Aplikacione Web

Një aplikacion web i fokusuar, me disa role dhe module, merr zakonisht 8 deri 16 javë nga workshop-i i zbulimit deri në lansim. Platforma më të mëdha ndahen në faza, ku versioni i parë i përdorshëm del më herët dhe pastaj shtohen veçoritë. Afatin e marrim me shkrim, me milestone të qarta.

Gati për të filluar?

Aplikacione Web

Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.

Ofertë falas · përgjigje brenda 1 dite pune · pa detyrim

Çfarë mund të presësh

  • Përgjigje brenda 1 dite pune
  • Ofertë me shkrim para se të nisim
  • Kodi dhe domain-i janë të tutë
  • Bisedat në shqip ose anglisht
Merr ofertë falas