Faqe interneti dhe sisteme për autosallone, servise dhe autolarje
Platforma dealership, menaxhim car wash, booking shërbimesh dhe dashboards për flotat e operatorëve seriozë.
Autosallonet i publikojnë veturat në grupe Facebook-u dhe portale, ku çdo ditë vijnë të njëjtat pyetje: a është ende e disponueshme, sa është çmimi final, a pranoni këmbim. Serviset marrin termine me telefon dhe klienti pret në lokal pa e ditur sa zgjat. Autolarjet kanë radhë të shtunën dhe lokale bosh të martën, ndërsa kompanitë e rent-a-car e mbajnë flotën në Excel dhe kontratat në letër.
Një faqe e mirë për autosallon e tregon çdo veturë me foto, specifika, çmim dhe status, me filtra që blerësi i përdor vetë dhe kontakt direkt për veturën konkrete. Servisi merr termine online me shërbimin dhe orën e zgjedhur, autolarja shet abonime mujore që mbushin ditët e qeta dhe rent-a-car ka kalendarin e flotës, kontratat dhe pagesat në një sistem. Ti përgjigjesh më pak në telefon dhe shet më shumë.
Automotive
Faqe autosalloni me inventar veturash
Çdo veturë me faqen e vet, galeri, specifika, çmim dhe status, me filtra për markë, vit, karburant dhe çmim. Shtohen dhe hiqen nga paneli në dy minuta dhe publikohen njëkohësisht në rrjete sociale dhe portale.
Dizajn & Zhvillim FaqeshTermine online për servis dhe autolarje
Klienti zgjedh shërbimin, veturën dhe orën e lirë dhe merr konfirmim me përkujtesë. Servisi sheh ngarkesën e ditës, autolarja shet abonime dhe pako dhe historiku i çdo veture ruhet për vizitën e radhës.
Sisteme RezervimiSistem për rent-a-car dhe flotë
Kalendar disponueshmërie për çdo veturë, rezervim online me depozitë, kontratë digjitale, dorëzim me foto dhe kilometrazh, dhe përkujtesë për servis, sigurim dhe regjistrim. Një panel për të gjithë flotën.
Sisteme Menaxhimi BiznesiAutomotive
Po. Nga paneli shton veturën me foto nga telefoni, specifika dhe çmim, dhe ajo del menjëherë në faqe me filtrat përkatës. Kur shitet, e shënon si të shitur ose e fsheh. Mund ta publikosh me një klik edhe në Facebook, Instagram dhe portalet ku reklamon.
Përvojë me shumë lloje biznesesh.
Automotive
Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.
Rezervo një bisedë

