Kalo te përmbajtja
Industri · Logjistikë

Sistem tracking dhe softuer për kompani logjistike

Sisteme tracking, dashboards dispatch dhe app drejtuesi për biznese që lëvizin mallra dhe duan vizibilitet real.

Kompanitë e dërgesave dhe transportit në Kosovë dhe Shqipëri rriten shpejt me dyqanet online, por shumë prej tyre ende punojnë me telefon, Excel dhe grupe Viber. Dispatcher-i i cakton rrugët në mëngjes me dorë, drejtuesit raportojnë dorëzimet me mesazh, klientët telefonojnë për të pyetur ku është porosia dhe pagesat në dorëzim barazohen në fund të ditës me para në dorë dhe fletore. Çdo gabim kushton kthim ose klient të humbur.

Një sistem tracking i mirë i jep çdo dërgese një status dhe një link që klienti e hap vetë, drejtuesit një aplikacion ku shënon dorëzimin me foto dhe nënshkrim, dhe dispatcher-it një bord ku sheh të gjitha dërgesat, drejtuesit dhe vonesat. Pagesat në dorëzim barazohen automatikisht për çdo drejtues, dyqanet online i dërgojnë porositë përmes API dhe ti ke raporte për kohën e dorëzimit, kthimet dhe performancën.

Çfarë ndërtojmë për këtë industri

Logjistikë

01

Bord dispatch dhe planifikim rrugësh

Të gjitha dërgesat e ditës në një ekran, me statuse, zona dhe drejtues. Cakton dërgesat me një veprim, sheh vonesat në kohë reale dhe riplanifikon kur një drejtues mungon. Raportet tregojnë ku humbet koha.

Panele Administrimi
02

Aplikacion për drejtues

Lista e dorëzimeve të ditës, navigim, telefonatë ose WhatsApp me klientin, foto dhe nënshkrim në dorëzim, shënim për pagesën në dorëzim dhe arsyen e kthimit. Punon edhe me sinjal të dobët dhe sinkronizohet kur rikthehet interneti.

Aplikacione Mobile
03

Tracking për klientët dhe API

Çdo dërgesë ka link tracking me statuse dhe orarin e pritshëm, që ul telefonatat. Dyqanet online që dërgojnë me ty krijojnë dërgesat automatikisht nga sistemi i tyre dhe marrin statuset prapa përmes API.

Aplikacione Web
Pyetje të shpeshta

Logjistikë

Po. Aplikacioni i drejtuesit ruan dërgesat e ditës në telefon, lejon shënimin e dorëzimit me foto dhe nënshkrim edhe pa sinjal dhe i sinkronizon të dhënat sapo rikthehet interneti. Dispatcher-i sheh orën reale të dorëzimit, jo orën e sinkronizimit.

Gati për të filluar?

Logjistikë

Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.

Rezervo një bisedë