Faqe interneti dhe menaxhim projektesh për kompani ndërtimi
Tracking projektesh, portale klientësh dhe mjete koordinimi ekipi për bizneset e ndërtimit dhe kontraktimit.
Kompanitë e ndërtimit në Kosovë dhe Shqipëri shpesh kanë disa kantiere njëkohësisht, me kostot në Excel, fotot në WhatsApp dhe dokumentet në dosje që dikush duhet t'i gjejë. Blerësit e banesave telefonojnë për të pyetur si shkon ndërtimi dhe kur është kësti i radhës, nënkontraktorët marrin detyra me telefon dhe pronari e mëson vonesën kur është vonë. Faqja e kompanisë tregon projekte të vjetra pa planimetri as çmime.
Një sistem i mirë për kompani ndërtimi i mban të gjitha kantieret në një vend: inxhinieri dërgon raportin ditor me foto nga telefoni, kostot dhe pagesat ndiqen për çdo projekt, dokumentet dhe lejet janë në arkiv dhe nënkontraktorët shohin detyrat dhe afatet e tyre. Blerësi hyn në portalin e vet, sheh progresin dhe këstet dhe nuk telefonon. Faqja tregon projektet aktuale me banesa të disponueshme dhe sjell blerës nga Google dhe diaspora.
Alfred SH.P.KFaqe biznesi · Shqipëri
Hysa 08Faqe biznesi dygjuhëshe · Shqipëri
VME FurnitureFaqe biznesi · Shqipëri
Ndërtim
Faqe kompanie me projektet dhe banesat në shitje
Çdo projekt me faqen e vet, planimetri, galeri, afat përfundimi dhe banesat e disponueshme sipas katit dhe sipërfaqes. Formular kërkese për çdo banesë, faqe në shqip dhe anglisht dhe portofol i projekteve të përfunduara.
Dizajn & Zhvillim FaqeshPortal projekti dhe raport nga kantieri
Raport ditor me foto nga telefoni, detyra dhe afate për ekipe dhe nënkontraktorë, kosto dhe pagesa për çdo projekt dhe arkiv dokumentesh dhe lejesh. Pronari sheh gjendjen e të gjitha kantiereve në një ekran.
Sisteme Menaxhimi BiznesiPortal për blerësit e banesave
Blerësi hyn me kodin e vet dhe sheh progresin e ndërtimit me foto, planin e kësteve dhe pagesat e bëra, kontratën dhe dokumentet. Pyetjet vijnë përmes portalit, me historik, jo me telefonata në kantier.
Aplikacione WebNdërtim
Po, është ndërtuar për këtë. Çdo kantier ka raportet, kostot, dokumentet dhe ekipin e vet, ndërsa pronari dhe menaxhmenti shohin të gjitha projektet në një ekran, me vonesat dhe pagesat e mbetura të theksuara. Inxhinieri i kantierit sheh vetëm projektin e vet.
Përvojë me shumë lloje biznesesh.
Ndërtim
Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.
Rezervo një bisedë