Faqe interneti dhe marrje porosish online për biznese shërbimesh
Kapje lead-esh, scheduling, faturim dhe menaxhim klientësh për pastrim, mirëmbajtje dhe ekipe profesionale shërbimi.
Kompanitë e pastrimit, mirëmbajtjes, instalimeve, transportit të mobiljeve dhe agjencitë e vogla jetojnë nga rekomandimet dhe Facebook-u. Kërkesat vijnë me telefon në çdo orë, oferta jepet me gojë, orari i ekipit mbahet në kokë ose në fletore dhe fatura shkruhet kur gjendet kohë. Kur ke dy ekipe në terren dhe dhjetë kërkesa të reja, diçka harrohet dhe klienti shkon te tjetri që u përgjigj më shpejt.
Një faqe e mirë për biznes shërbimesh del në Google kur dikujt i duhet shërbimi yt në qytetin tënd dhe e lë të dërgojë kërkesën ose të caktojë orën vetë, me çmim orientues. Kërkesa hyn në një sistem ku cakton ekipin dhe orën, klienti merr konfirmim dhe përkujtesë, oferta dhe fatura dalin nga telefoni pas punës dhe çdo klient ka historikun e vet. Ti përgjigjesh më shpejt se konkurrenca, me më pak telefonata.
LEDI.PGFaqe biznesi · Tiranë
Xpert BarbershopSistem rezervimi · Shqipëri
Albor Cleaning ServicesFaqe biznesi · Londër, MB
Biznese Shërbimi
Faqe që sjell kërkesa
Faqe me shërbimet, zonat që mbulon, çmimet orientuese, punët e bëra dhe vlerësimet e klientëve, e optimizuar për kërkime lokale. Formular kërkese dhe buton WhatsApp në çdo faqe, me njoftim të menjëhershëm për ty.
Dizajn & Zhvillim FaqeshMarrje porosish dhe caktim orari online
Klienti zgjedh shërbimin, përshkruan punën, ngarkon foto dhe zgjedh orën e lirë. Ti cakton ekipin, klienti merr konfirmim dhe përkujtesë dhe ekipi sheh punët e ditës me adresë dhe shënime në telefon.
Sisteme RezervimiCRM dhe faturim për ekipin
Çdo klient me historikun e punëve, ofertave, faturave dhe pagesave. Oferta dhe fatura gjenerohen nga telefoni dhe dërgohen në WhatsApp ose email, me përkujtesë për pagesat e vonuara dhe për shërbimet periodike.
CRM & Mjete të BrendshmeBiznese Shërbimi
Po, nëse humbet kërkesa sepse nuk arrin t'u përgjigjesh ose harron punë dhe pagesa. Fillon me faqen dhe formularin e kërkesës, që sjell klientë nga Google, dhe shton caktimin e orarit dhe faturimin kur ekipi rritet. Sistemi përshtatet me madhësinë tënde.
Përvojë me shumë lloje biznesesh.
Biznese Shërbimi
Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.
Rezervo një bisedë