Dashboard trading, wallet dhe produkte fintech
Dashboards trading, UI wallet, flow KYC dhe sipërfaqe produktesh që ndërthurin qartësinë me kredibilitetin teknik.
Ekipet fintech dhe kripto nga rajoni ndërtojnë platforma këmbimi, aplikacione për dërgesa parash nga diaspora, wallet-e dhe mjete pagesash për një treg që ende mëson t'u besojë. Problemi nuk është vetëm teknologjia: përdoruesi duhet të kuptojë në sekonda sa ka, sa i kushton dhe çfarë ndodh kur shtyp butonin. Të dhënat duhen në kohë reale, KYC-ja duhet të jetë e rreptë por e shkurtër, dhe çdo gabim në UI kushton besim.
Një produkt i mirë fintech ndërthur ndërfaqe të qartë me infrastrukturë të sigurt: grafikë dhe çmime që përditësohen pa rifreskim, verifikim identiteti që përfundon në pak minuta nga telefoni, autentifikim me dy faktorë dhe panel admin ku ekipi sheh transaksionet, limitet dhe rastet për rishikim. Punojmë bashkë me ekipin tënd ose marrim përsipër gjithë produktin, nga dizajni deri në lansim dhe mirëmbajtje.
Kripto & Fintech
Dashboard trading në kohë reale
Grafikë, libra porosish, portofol dhe histori transaksionesh me të dhëna që rrjedhin përmes WebSocket, pa rifreskim. Ndërfaqe e ndërtuar për numra: dendësi e lartë informacioni, modalitet i errët dhe qartësi në çdo ekran.
Panele AdministrimiAplikacion wallet dhe pagesa
Aplikacion iOS dhe Android për ruajtje, dërgesa dhe pagesa, me hyrje biometrike, njoftime për çdo transaksion dhe flow të qartë për konfirmim. I përshtatshëm për dërgesa parash nga diaspora dhe pagesa në rajon.
Aplikacione MobileFlow KYC dhe onboarding
Dizajnojmë dhe ndërtojmë verifikimin e identitetit me dokument, selfie dhe adresë, në hapa të shkurtër që përdoruesi i mbaron nga telefoni. Integrohet me ofruesit e verifikimit dhe me panelin admin për rastet që kërkojnë rishikim.
Dizajn UI/UXKripto & Fintech
Po. Ndërtojmë ndërfaqen dhe backend-in, me integrime me ofruesit e kuotimeve, verifikimit të identitetit, pagesave dhe rrjeteve blockchain që kërkon produkti. Nëse ekipi yt ka backend të gatshëm, punojmë mbi API-n tuaj dhe ndërtojmë vetëm ndërfaqen dhe panelin admin.
Përvojë me shumë lloje biznesesh.
Kripto & Fintech
Na trego për biznesin tënd dhe merr një ofertë të qartë brenda një dite pune.
Rezervo një bisedë

