Faqe interneti për bizneset shqiptare në Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Flasim shqip me ty — faqen ta bëjmë në gjermanisht dhe shqip, me Impressum dhe Datenschutz në rregull.
Bisedat i bëjmë në shqip ose anglisht. Gjermanishten e shkruajmë ne: tekstet e faqes dhe faqet ligjore.
Çfarë mund të presësh
- Përgjigje brenda 1 dite pune
- Ofertë me shkrim para se të nisim
- Kodi dhe domain-i janë të tutë
- Bisedat në shqip ose anglisht
Gjithçka që i duhet një faqeje biznesi në Zvicër, Gjermani ose Austri.
Gjermanisht dhe shqip
Faqja del në gjermanisht për klientët vendas dhe në shqip për komunitetin. Tekstet në gjermanisht i shkruajmë ne, ti i shikon para publikimit.
Impressum dhe Datenschutz
Faqet ligjore që kërkohen në këto vende, në gjermanisht dhe me të dhënat e biznesit tënd. Për raste të veçanta, si shitja online, kontrolloji edhe me kontabilistin ose juristin tënd.
Gati për telefon
Dizajn që punon mirë në telefon dhe në kompjuter, me telefon, WhatsApp dhe formular kontakti me një prekje.
Të të gjejnë në Google
SEO bazë dhe lidhja me Google që në fillim; me paketën Biznes, edhe profili në Google (Unternehmensprofil).
Domain-i në emrin tënd
Domain-i .ch, .de ose .at dhe hostingu janë në emrin tënd. Pas pagesës së plotë, kodi, dizajni dhe përmbajtja janë të tuat.
Gjithçka online
Nuk ke nevojë të vish në Tiranë: flasim me video (Google Meet), në telefon, në WhatsApp ose me email.
Faqe që i kemi ndërtuar ne.
Disa nga faqet e klientëve tanë në Londër, në SHBA dhe në Shqipëri. Hapini dhe provojini vetë.
Çmime të qarta, në euro.
Këto janë çmimet nga të cilat nisim. Pasi flasim, merr një ofertë me shkrim me punën, afatin dhe çmimin përfundimtar.
Start
nga€450
Faqe prezantuese
1–2 javë
Biznes
nga€950
Faqe biznesi e plotë
3–5 javë
Shitje online
nga€2,500
Dyqan online ose sistem rezervimi
5–8 javë
Me porosi
nga€5,000
Aplikacione dhe platforma
8–16 javë
Mirëmbajtje: nga €39 në muaj
Përditësime sigurie, backup, monitorim dhe ndryshime të vogla në tekste, foto, çmime ose orare.
Për diasporën, dy gjuhët e faqes zakonisht janë gjermanisht dhe shqip.
Nga biseda e parë te faqja live.
- 01
Bisedë falas
20 minuta me video ose në telefon, në shqip ose anglisht. Na tregon biznesin dhe çfarë të duhet, pa asnjë detyrim.
- 02
Ofertë me shkrim
Puna, afati dhe çmimi të shkruara qartë. Çdo punë jashtë ofertës bëhet vetëm me marrëveshje me shkrim.
- 03
Kontrata dhe paradhënia
Puna fillon pas nënshkrimit, paradhënies 50% dhe materialeve që na dërgon: logo, foto, tekste dhe qasjet.
- 04
Dizajni dhe ndërtimi
Faqen e sheh dhe e aprovon para publikimit. Raundet e ndryshimeve janë të shkruara në ofertë.
- 05
Dorëzimi
50% e mbetur paguhet në dorëzim, para publikimit. Gabimet që na raporton brenda 30 ditëve i rregullojmë falas.
Pyetje që na bëjnë
Bisedat i bëjmë në shqip ose anglisht. Gjermanishten e përdorim me shkrim: tekstet e faqes, faqet ligjore dhe email-et kur të duhen në gjermanisht.
Gati për faqen e biznesit tënd?
Na shkruaj në WhatsApp, rezervo një bisedë falas ose dërgo një kërkesë. Të përgjigjemi në shqip.
Rezervo një bisedë




