Kalo te përmbajtja
Projekt i realizuar · Londër, MB

Albor Cleaning Services

Faqja e një kompanie pastrimi në Londër, ndërtuar për të sjellë kërkesa për ofertë.

Klienti

Albor Cleaning Services Ltd është një kompani pastrimi në Londër. Pastron shtëpi, ambiente pune dhe prona të sektorit publik: pastrim në mbarim të qirasë, pastrim i rregullt ose një herë në shtëpi, zyra, dyqane, magazina, klinika e sallone, kontrata me bashkitë dhe tendera, si dhe kopshte e ambiente të jashtme.

Çfarë i duhej

Një faqe që e kthen vizitorin në kërkesë për ofertë dhe që u tregon familjeve, bizneseve dhe bashkive ato që kontrollojnë para se të marrin një kompani pastrimi: sigurimin, kontrollin DBS të stafit dhe dokumentet e sigurisë në punë.

Çfarë ndërtuam

Faqe biznesi

  • Kërkesë për ofertë në çdo faqe

    Butoni “Get a Free Quote” në krye të çdo faqeje, “Request Quote” te çdo shërbim dhe thirrje ose email me një prekje.

  • Pesë shërbime, secili me listën e vet

    Pastrim në mbarim të qirasë, pastrim shtëpie, pastrim për biznese, kontrata me bashkitë dhe tendera, kopshte dhe ambiente të jashtme. Te secili shkruhet qartë çfarë përfshihet.

  • Besueshmëri për bashkitë dhe bizneset

    Sigurimi, stafi i kontrolluar me DBS, siguria në punë dhe dokumentet RAMS dalin që në hyrje dhe te faqja “About”.

  • Projekte dhe vlerësime

    Projektet e fundit sipas zonës së Londrës dhe llojit të shërbimit, dhe vlerësimet e klientëve me filtër sipas shërbimit.

  • Pyetje dhe kontakt

    Përgjigje për ofertën, materialet e pastrimit, kontrollin DBS, oraret, zonat që mbulon dhe pagesën, bashkë me orarin e punës dhe kontaktin.

Faqet dhe pjesët kryesore

  • Kreu
  • Shërbimet
  • Projektet
  • Rreth kompanisë
  • Vlerësimet
  • Pyetjet
  • Kontakti
Gati kur të jesh ti

Do diçka të ngjashme për biznesin tënd?

Na trego çfarë të duhet dhe të kthejmë një ofertë me shkrim, me punën, afatin dhe çmimin të qarta.

Rezervo një bisedë